Në Sarandë, peshku shitet në rrugë, në mes të pluhurit
Tregtimi i produkteve të detit në qytetin e Sarandës nuk plotëson asnjë kusht higjeno-sanitar. Peshku dhe produktet e tjera ushqimore shiten në mes të rrugës, ku kalojnë dhe makinat, dhe AKU nuk ka marrë asnjë masë për të frenuar tregje të tilla që cënojnë shëndetin e konsumatorit.Situata e tregjeve në Sarandë vijon të jetë problematike për shkak se produktet shiten në rrugë, pa asnjë kusht higjieno-sanitar, dhe AKU nuk ka marrë asnjë masë për të përmirësuar situatën.Në një vëzhgim të Ora News, shihen produktet e detit që tregtohen në rrugë ku qarkullojnë automjete, në pluhur dhe të ekspozuar nga dielli dhe temperaturat e larta.Qytetarët e Sarandës kërkojnë marrjen e masave nga AKU, pasi përditë u rrezikohet shëndeti nga konsumi i produkteve që shiten pa standardet më minimale të tregtimit.Vetëm pak metra larg këtij tregu informal ku çdo ditë shiten prodhime deti, ndodhet tregu i licencuar i bashkisë, por mungesa e kontrolleve ka lejuar lulëzimin e të palicencuarëve./Oranews.tv/