Trajtimi e kompesimi i pronave, s’ka shtyrje afati, qytetarët t’i drejtohen gjykatës

Qytetarët që pretendojnë se janë shpronësuar padrejtësisht gjatë kohës së komunizmit kanë pasur afat deri ditën e hënë për të dorëzuar dokumentat pranë Agjensisë së Trajtimit të Pronave për të përfituar më pas kompesim.Drejtorja e Agjensisë së Trajtimit të Pronave deklaroi se sportelet e këtij institucioni do të qëndrojnë të hapura deri në pritjen e të gjithë qytetarëve që janë në radhë.Në zyrat e ATP është konstatuar një fluks i lartë i qytetarëve, të cilët kishin zgjedhur minutat e fundit për të aplikuar për njohjen e pronës.Në ditën e fundit të afatit për aplikim të qytetarëve që pretendojnë se janë shpronësuar pa të drejtë, sportelet do të qëndrojnë të hapura për të pritur të gjithë qytetarët në radhë pavarësisht orarit.Drejtoresha e Agjensisë së Trajtimit të Pronave ka deklaruar se nuk do të ketë shtyrje të afatit pavarësisht fluksit, ndërkohë që për të gjithë ata që nuk kanë aplikuar e vetmja mënyrë për të fituar të drejtën e pronësisë mbeten gjykatat.Sonila Qato: Deri në qytetarin e fundit, i cili sot në 23 maj do të jetë i pranishëm për të aplikuar në zyrat e Agjencisë sonë, Agjencia do të jetë hapur deri në pritjen e fundit të këtij qytetari. Dje kanë aplikuar rreth 250 qytetarë. Një ditë më parë kanë aplikuar rreth 300 qytetarë të tjerë.Ndërkohë pas mbylljes së afatit të dorëzimit të dokumentave, ATP do të nisë verifikimin e dokumentave që pritet të përfundojë brenda tre muajve.Sonila Qato: Nga data 24 maj fillon proçesi i shqyrtimit formal, nga pikëpamja formale e plotësimit të dokumentave nga ana e tyre. Aplikuesit do të njoftohen zyrtarisht nga ana e Agjencisë së Trajtimit të Pronave në lidhje me pranimin e aplikimit të tyre drejt një rruge për shqyrtim administrativ në vendimarrje të mëtejshme apo jo.Vetë qytetarët shprehen se kanë aplikuar në momentet e fundit, pasi nuk kanë mundur të vijnë më pare. Ndërsa disa prej tyre shprehen se nuk e kanë ditur që 23 maji ishte afati i fundit.Qeveria synon që në bazë të ligjit të ri të zgjidhë përfundimisht çështjen e pronave brenda një afati 10 vjeçar.