Ligji i spiunëve miratohet tek “Ligjet”, në shtet zbatohet nga 1 tetori

Komisioni i Ligjeve ka dërguar për votim në seancë plenare ligjin për mbrojtjen e sinjalizuesve, që parashikon mbrojtje për punonjësit që spiunojnë shefat e korruptuar, qoftë në shtet apo privat. Komisioni ka votuar edhe projektligjin e sjellë nga Qeveria për të mos lejuar edhe për 5 vjet të tjera gjuetinë në vend.Komisioni i Ligjeve ka miratuar me vetëm një votë abstenim të deputetit Arben Ristani projektligjin për sinjalizuetit, që parashikon mbrojtje për punonjësit që spiunojnë shefat e korruptuar qoftë në shtet apo privat.Ligji, u rishikua edhe nga ekspertë të BE dhe do të zbatohet në zyrat shtetërore nga 1 tetori i këtij vitit dhe në bizneset private nga korriku i vitit të ardhshëm.Është ILDKPKI-ja heton drejtpërdrejt sinjalizimin për veprimet apo praktikat e dyshuara të korrupsionit në organizata, të cilat nuk kanë një njësi përgjegjëse për këtë qëllim.Ndaj, Kuvendit iu kërkua që t’i adresohet Qeverisë për buxhet shtesë për ILDKPI.Vasilika Hysi: Do të duhet që në kuadër të rishikimit të buxhetit, ose ti adresoni ju një letër Këshillit të Ministrave që të parashikojnë urgjentisht fondin e mjaftueshëm financiar dhe burimet njerëzore për Inspektoriatin, për ILDKPI.Fatmir Xhafaj: Qeveria e ka menduar, e parashikon dhe këtë fakt.Erisa Proko: Paraprakisht kemi një miratim nga Ministria e Financave për efektet që shoqërojnë këtë projektligj, gjithësesi do të duhet edhe nga ana e parlamentit një lloj angazhimi për miratimin e buxhetit të rishikuar të ILDKPI-së.Ndërkohë, Komisioni i Ligjeve ka miratuar edhe projektligjin e sjellë nga Qeveria për të mos lejuar edhe për 5 vjet të tjera gjuetinë.Për shkelësit e ligjit parashikohet dënim me gjobë nga 800 mijë deri në 1 milion lekë.Projektligji ka për qëllim përmirësimin e gjendjes së llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie dhe jo vetëm.