Ministria task-forcë për kontrollin e Jetimoreve, do vendosen dhe kamera sigurie

Në të gjitha qëndrat ku rriten fëmijët jetimë do të vendosen kamera sigurie si dhe do të ngrihet një task-forcë që do të monitorojë performancën e tyre. Lajmin e ka bërë publik Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të barazisë gjinore, pas disa skandaleve në Shtëpitë e Fëmijës në vend, ku janë kryer abuzime.Pas skandalit me fëmijët e Jetimores në qytetin e Shkodrës dhe Sarandës, Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi, prezantoi një plan veprimi për mbajtjen nën kontroll të qendrave jetimore në të gjithë vendin.Sipas Ministrit Klosi, plani parashikon vendosjen e kamerave të sigurisë në këto qëndra si dhe ngritjen e një task-forcë për kontrollin e tyre.Klosi: Ngritje e një task-force për kontrollin e të gjithë qendrave publike dhe jo publike për fëmijët, kontroll të performancës së këtyre institucioneve. Do të duhet të kryejnë i ntervistat psikoanalitike me të gjithë fëmijët në këto qendra për të kuptuar realisht se ku ndodh dhe çfarë ndodh në zgjidhjen e këtij problemi. Vendosjen e kamerave do ta kërkojmë më shumë forcë në ambjentet e institucioneve të përkujdesjes. Shtëpitë e fëmijës apo jetimoret nuk janë modeli më i mirë i rritjes së fëmijëve që janë lënë pa kujdes prindëror.Task-Forca e cila do të kontrollojë performancën e qëndrave jetimore do të drejtohet nga Inspektoriati i Punës dhe Shërbimeve.Kjo masë synon ti vijë në ndihmë shmangies së abuzimeve me fëmijet dhe zbulimit të përgjegjësve dhe marrjen e masave në kohë.