PD: Kryebashkiakët e Ramës fshehin të vërtetën, Prokuroria të nisë verefikimet

Partia Demorkatike ka akzuar kryebashkiakët  e majtë se  se nuk kanë treguar të vërtetën në formularët e vetëdeklarimit.  Sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji, i bëri thirrje prokurorisë që të nisë sa më shpejt verifikimet.Salianji: Qytetarët e Krujës kërkojnë largimin e mënjehershëm të kryetarit të Bashkisë, Artur Bushi, jo vetëm për të shkuarën kriminale, por dhe për fshehjen e të dhënave. Me gjithë shqipen problematike shumë larg asaj që duhet të ketë një zyrtar, një kryetar Bashkie, Bushi ka reguar dje pas kërkesës së qytetarëve të Krujës që ai të largohet, por sërish duke mohuar, duke fshehur të dhënat e të kaluarës së tij. Pyetjet për Bushin e Edi Ramës, ishin dhe janë të thjeshta: A e keni përdorur emrin Kastriot Cakoni? A jeni dënuar, hetuar dhe arrestuar në Itali për trafik prostitucioni, trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike me këtë identitet, me emrin Kastriot Cakoni? Kryetari i Ramës në Bashkinë Krujë i shmanget pyetjes, por kjo është fshehje e të dhënave, është vepër penale që çon në mbarimin e mandatit të tij dhe në ndjekje të mëtejshme.