“Lugina e Qëndresës”, Tufa: E kaluara komuniste të futet në kurrikulat shkollore

Numri i personave të ekzekutuar në periudhën komuniste është shumë herë më i lartë nga ai çfarë është deklaruar.Ka qenë kjo deklarata e drejtorit të institutit për krimet e komunizmit Agron Tufa në çeljen e ekspozitës “Lugina e qëndresës”.Tufa: Të gjitha ngjarjet e rëndësishme, mes diagramës së terrorit nga 44-ra në 91-in, të dokumentohen dhe të bëhen të njohura nëpër shkolla dhe në universitete. Është ngjallur një frymë e alergjisë nga mashtrimet dhe përpjekja për t’i mbyllur përgjithmonë rrugët e njohjes së historisë tonë më të afërt që është diktatura.Për herë të parë në këtë ekspozitë vinë të ekspozuara foto dhe video nga arkiva e ministrisë së brendshme të cilat dëshmojnë se si organizohej burgu i Spaçit, duke nisur nga përditshmëria e burgut e deri tek trajtimi që sistemi i bënte nëpunësve të tij.Tufa u bëri apel institucioneve përgjegjëse që të hidhet dritë mbi të kaluarën komuniste të vendit si dhe kjo e kaluar të futet në librat shkollorë të të gjitha brezave, në mënyrë që ata të mos mbeten viktimë sipas tij e mashtrimeve:Tufa: Kjo do të sillte një realitet tërësisht të ri në shifrën e database. Jam përpjekur ta shpërndaj gjithandej, duke i raportuar Parlamentit dhe gjithkujt tjetër. Ne po bëjmë një fjalor enciklopedik për viktimat e terrorit komunist. Na kanë ardhur shumë persona, të cilët nuk dinë se ku kanë të afërmit e tyre, nuk dinë ku janë vendet e pushkatimit.Ekspozita “Lugina e qëndresës”, kurator i së cilës është Migen Qiraxhi përcillet edhe në formë muzeale online./Ora News/