Arrestohet 39-vjeçari shqiptar, pjesë e një bande që grabisnin kishat
Një shqiptar u arrestua nga policia greke në një zonë rurale në Giannina, për shkak se vidhte objekte fetare historike. 39 vjeçari i arrestuar ishte pjesë e një bande prej 5 anëtarësh, që merreshin me grabitjen e objekteve me vlerë nëpër kishat ortodokse.Mediat greke shkruajnë se arrestimi i tij u krye gjatë një ndjekje në Janinë, ndërsa në kërkim është edhe një 31 vjeçar, i cili arriti të shpëtonte.Ende të panjohur mbeten tre bashkëpunëtorët e tjerë. Anëtarët e bandës akuzohen për vjedhjen e pesë kishave, një vjedhje makine dhe nëntë vjedhje të shtëpive dhe dyqaneve në fshatrat e Konitsas.39-vjeçari u arrestua të shtunën pasdite në një zonë rurale në Melissopetra të Janinës pas një ndjekje, ndërsa në një çantë ju gjetën gjashtë ikona kishtare, një epitaf i vjetër dhe një kupë metalike, të cilat janë pjesë e trashëgimisë kulturore dhe mbrohen me ligj.Policia greke ka regjistruar të paktën 9 vjedhje të ndodhura në harkun kohor nga fillimi i shkurtit, deri më 21 maj të këtij viti./Ora News/