E kaluara e Armando Sulejmanit, në shënjestër të atentatit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Maj 2016, 16:06
Me 24 nëntor të vitit 2009 Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me burgim të përjetshëm Gazmir Brakën, i njohur me pseudonimin “Gaxhai”, ndërkohë që u dënuan me 25 vjet heqje lirie Armando Sulejmani, Sokol Sinemati, Edmond Leskaj dhe Gazmend Nebiu.
Gjykata e Krimeve të Rënda i shpalli ata fajtorë, si autorë të tre vrasjeve të kryera në bashkëpunim, dhe konkretisht të Sadik Kurtit, Avdul Bajramit dhe Zihni Harunit.
Por, në 24 shkurt të vitit 2014, Gjykata e Larta e ka dënuar përfundimisht Armandon me 16 vjet burg dhe e ka shpallur të pafajshëm për veprën penale të pjesëmarrjes në bandë të armatosur.
Sulejmani ishte mbërmjen e së dielës në shënjestër të një atentati.