Thaçi niset drejt Malit të Zi e ndalet për një kafe në Shkodër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Maj 2016, 12:51
Presidenti Hashim Thaçi është nisur për në Malin e Zi, ku do të marrë pjesë në shënimin e 10 vjetorit të pavarësisë së këtij vendi.“Rrugës për në Mal të Zi, ku jam ftuar për kremtimin e dhjetëvjetorit të pavarësisë, u ndala për një kafe mbi Bunën e bukur të Shkodrës”, ka shkruar Thaçi.Thaçi në cilësinë e ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, nënshkroi demarkacionin me Malin e Zi, i cili kontestohet nga opozita dhe banorët e Rugovës, si zonë e prekur nga demarkimi i kufirit./Oranews.tv/