Udhëtonin me 100 km/ orë, makina del nga rruga. Vdesin 2 të rinj, 4 plagosen

Një aksident i rëndë automobilistik me bilanc tragjik është shënuar orët e para të mëngjesit të së shtunës, 21 maj 2016  në unazën e plazhit në Durrës. Policia e Durrësit raporton dy viktima dhe katër të plagosur në aksidentin që ndodhi rreth 500 metra nga mbikalimi i Shkozetit.Sipas Policisë, viktimat janë: Ardian Sallaku dhe Vito Mehmeti, përkatësisht 37 dhe 25 vjeç, ndërsa të plagosur K.K. 19 vjeç, .B.D. 29 vjeç,O.Sh. 30 vjeç, banues në Shkozet Durrës, si dhe  A.B. 25 vjeç, banues në Tiranë.Gjashtw të rinjtë udhëtonin me një automjet tip Peugeot në drejtim nga Plepat për Shkozet, dhe  makina me të cilën ata udhëtonin, ka dalë nga rruga dhe është pasi wshtw pwrplasur me trafik ndarwsen ka dalw nga rruga. Policia tha se një prej viktimave ndërroi jetë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima e dytë vdiq në spitalin e Durrësit si pasojë e plagëve të rënda, ndërsa të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën. Sic tregojnë edhe pamjet, përplasja ka qenë shumë e fortë sa është shkatërruar edhe trafikndarsja.Ekspertët e aksidenteve pohojnë se, mjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të madhe, mbi 110 kilometra në orë. Gjashtë të rinjtë ishin duke u kthyer nga një lokal me muzikë tallava, ku kishin qëndruar deri në orët e para të mëngjesit, ku edhe dyshohet të kenë konsumuar alkool. Mungesa e ndriçimit dhe elementet e sigurisë, kanë bërë që në këtë aks rrugor të numërohen disa aksidente me vdekje, dhe dhjetra me pasojë plagosjen. [caption id="attachment_751439" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Automjeti i aksidentuar Ne foto: Automjeti i aksidentuar[/caption][caption id="attachment_751355" align="alignnone" width="640"]aksident durres4 Ne foto: Goma e automjetit e shkeputur nga makina[/caption][caption id="attachment_751356" align="alignnone" width="640"]aksident durres2 Ne foto: Vendi ku u aksidentua automjeti[/caption][caption id="attachment_751357" align="alignnone" width="640"]aksident durres1 Ne foto: Vendi ku u aksidentua automjeti[/caption][caption id="attachment_751354" align="alignnone" width="640"]aksident durres3 Ne foto: Vendi ku u aksidentua automjeti[/caption]