Rama "hap" hollin e Kryeministrisë për protesta kundër Qeverisë

Qendra për Hapje dhe Dialog në Kryeministri hapi sezonin e dytë për këtë vit të titulluar “Hapësira ku jetojmë, hapësira që ndajmë dhe hapësira që lëmë pas” me ekspozitën “Qiell, up and down” të artistëve Alban Muja dhe Olson Lamaj.I pranishëm në këtë aktivitet, kryeministri Rama nënvizoi rëndësinë që kanë hapësirat e përbashkëta siç është ajo në hollin e Kryeministrisë, për të cilën tha se mund të përdoret edhe për protesta.Rama: E vërteta është se kjo hapësirë është krijuar për të qenë në dispozicion të publikut, të njerëzve të artit, të kulturës dhe të librit, për të qenë në dispozicion të njerëzve të debatit dhe të atyre që duan të protestojnë kundër qeverisë.E kam thënë disa herë, mbase është e vështirë për njerëzit ta besojnë se kjo është e mundur, por duke qenë se herë pas herë përpara kryeministrisë ka njerëz që protestojnë, i ftoj që, nëse dëshirojnë, kur organizojnë një protestë, të rezervojnë këtë hapësirë këtu. Kuptohet, hapësira nuk është për të sjellë të gjithë protestuesit brenda, por një përfaqësi, e cila të shfrytëzojë kohën televizive që mund ta marrë falas nga godina e kryeministrisë dhe nëse dëshiron të rezervojë edhe një ministër apo një përfaqësues të qeverisë, për të shprehur konkretisht arsyet e protestës dhe për të dëgjuar nga ana jonë argumentet tona.Ndërsa kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj,. tha se kryeqyteti ka nevojë për për aktivitete të kësaj natyre.Veliaj: Ka qenë gjithmonë debat sa herë ka ekspozita, jam i sigurt se edhe pas kësaj ekspozite sot do të jetë pjesë e komenteve, ku njerëzit thonë po buka, po puna, po puseta, po ndriçim, po asfalt. Po sigurisht që njerëzit nuk jetojnë vetëm nga buka. Njerëzit jetojnë edhe me art. Njerëzit frymëzohen. Investimi në art është në vetëvete investim në qytet.Ekspozita “Qiell, up and down”prezanton instalacione dhe vepra tw krijuesve tw gjeneratws sw re.Piktori nga Kosova, Alban Muja, ekspozoi serinë “Windows seat”me 25 vizatime dhe 2 piktura të dimensioneve të ndryshme, skicuar gjatë fluturimeve në SHBA.Ndërsa artisti nga Tirana, Olson Lamaj, shprehet nëpërmjet dy instalacioneve, “Sky Color” dhe “Blue Meteor”, të cilët në nuancat e blusë projektojnë dëshirat, ëndrrat dhe aspiratat njerëzore.