“Fundjava Ndryshe”, ceremoni nderimi për punën e tyre për familjet në nevojë

“Fundjava ndryshe” këtë herë ka udhëtuar drejt Nju Jork për të bërë apel tek komuniteti shqiptaro-amerikan për më shumë mbështetje në mënyrë që nisma për të mbështetur familjet në nevojë të jetë më e madhe.Hajdari: “Nëse ne të gjithë bëhemi bashkë do të bëjmë një lëvizje që shumë njerëz do të ushqehen”.Ka qenë ky mesazhi që drejtuesit e nismës “Fundjava Ndryshe” kanë dhënë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, drejtuesit e së cilës ishin ftuar nga komuniteti shqiptaro-amerikan.Drejtori Ekzekutiv i “Fundjava ndryshe”, Arbër Hajdari, në fjalën e mbajtur në ceremoninë e organizuar theksoi se kjo nisëm lindi si nevojë për të ndihmuar familjet e varfra në Shqipëri, ndihmë që sipas tij sot ka nevojë për më shumë mbështetje.Hajdari: Jam këtu në emër të shumë bashkëqytetarëve shqiptarë dhe me përgjegjësinë e madhe t’ju ftoj të bëheni pjesë e këtij treni dhe ti jepni një hov të ri lëvizjes sonë me ndihmën tuaj. Jam shpresëplotë se dhe lëvizja jonë “Fundjava Ndryshe” do të përfshijë bashkombasit tonë këtu në Nju Jork dhe në shtetet e tjera të Amerikës, Europës dhe kudo ku jetojnë shqiptarë.Gjatë ceremonisë, Drejtori Ekzekutiv, Arbër Hajdari dhe Ermal Mamaqi, anëtar i Bordit, u nderuan nga komuniteti shqiptaro-amerikan me çmimin e nderit për punën e tyre për ti ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.89