Qëllohet një person jashtë Shtëpisë së Bardhë

Shtëpia e Bardhë u alarmua një ditë më parë, pasi një person ende i paidentifikuar u qëllua nga forcat e sigurisë. incidenti ka ndodhur rreth orës 3 të pasdites kur personi I armatosur u afrua në pikën e kontrollit dhe nuk iu bind urdhërit të oficerëve të shërbimeve sekrete që I bënë thirrje të ndalonte dhe të dorëzonte armën.Pas kësaj, ai u qëllua nga një agjent i Shërbimit sekret dhe u dërgua në spital ku është në gjendje kritike për jetën. Për shkak të incientit masat e sigurisë u shtuan në Shtëpinë e Bardhë menjëherë ndërkohë që presidenti Obama nuk ishte në zyrë në momentin e ngjarjes, pasi ishte duke luajtur golf.Por në ndërtesë ishte zëvendës presidenti Xho Biden, i cili bashkë me familjen dhe gjithë stafin u dërguan në një vend të sigurtë. Ndërkohë policia dhe hetuesit kontrolluan shtëpinë e personit të palgosur në Ashland të Pennsylvanias, por ende nuk ka asnjë të dhënë për identitetin dhe arsyet se pse ai ishte i armatosur pranë ndërtesës më të rëndësishme në SHBA.200 1000 2000 3000 4000/Oranews.tv/