Çifti martohet para 1 mijë të ftuarve – të gjitha mace
Louise Veronneau dhe Dominik Husson u martuan mëngjesin e së martës, pas një lidhje 3 vjeçare, jashtë qytetit Parlier në Kalifroni.Çifti kanadez, i cili ishte i apasionuar pas kafshëve, vendosi të martohej në një strehë kafshësh të quajtur “Shtëpia e macece”- para 1.000 maceve.Louise vizitoi strehën, e cila kishte shërbyer si shtëpi për 24 mijë mace dhe 7 mijë qen e u hap 24 vite më parë, gjatë një udhëtimi në Kaliforni në vitin 2012.Ajo vendosi të kthehej pasi ra në dashuri me të, një dëshirë që iu plotësua ditën e saj të dasmës.“Rash në dashuri me punën e Lynea dhe skuadrës së saj për të kujdesur e shpëtuar macet,” – tha Louise për KFSN.Ndërkohë Dominic u shpreh: “Të dy i duam kafshët dhe ishte shumë e lehtë. Ajo është një person i mrekullueshëm , prandaj u martova me të”./Oranews.tv/