Del në sipërfaqe kisha 400 vjeçare

Mbetjet e një kishe 400 vjeçare kanë dalë në sipërfaqen e një rezervuari në shtetin e Meksikës Jugore, Chiapas.Thatësira në rajon bëri që niveli i ujit të binte në 25 metra, duke nxjerrë kështu strukturën antike në sipërfaqe, për herë të parë pas shumë vitesh.Ndërtesa ka lidhje me Friar Bartolome de las Casas, Bishopi i parë i Chiapas.Besohet se ai mbërriti në Meksikë në vitet 1540 sëbashku me një grup murgjish, dhe ndërtoi kishën.Sipas kërkimeve të historianëve, kisha është ndërtuar nga eksploruesit spanjollë.Kisha fantazmë, e dalë në sipërfaqe, është ngritur 9 metra. E gjithë struktura është rreth 56 metra e gjatë dhe 13 metra e gjerë.Ndërta humbi nënujë kur zona u përmbyt nga qeveria në vitin 1966 për të krijuar rezervuarin Nezahualcoyotl.Ajo ka dalë dy herë në sipërfaqe qëkur u krijua pellgu gjigant.484455-1000-1452256959-60c2df7dabb6082e850f6a7067007442 484605-1000-1452256959-rawImage 484655-1000-1452256959-iglesia2 484855-1000-1452256959-4e138c746a5a45ec9dce817349709554-bc3841924c294a8bae2efc18752ea546-2/Oranews.tv/