Celine Dion: Ja fjalët e fundit që i thashë bashkëshortit tim të ndjerë

Celine Dion në intervistën e dhënë për revistën People, rrëfen për herë të parë se si e zbuloi që bashkëshorti i saj u nda nga jeta, dhe kush ishin fjalët e fundit që i tha Rene Agelil. Mjaft e emocionuar, dhe shpesh me lot në sy, krijuesja e hitit "Im Alive" thotë se gjëja e parë që dëgjoi sapo u zgjua mëngjesin e 14 Janarit, ishte infermierja që i tha se bashkëshorti nuk jetonte më.Celine shton: "Shkova pranë shtratit të tij, dhe mbylla derën sepse nuk dëshiroja akoma që fëmijët të mësonin çfarë ndodhi. U ula në gjunjë dhe e putha atë".Celine Dion vazhdon: "Dhe ajo ishte puthja më e ftohtë që mund të kem marrë ndonjëherë në të gjithë jetën time, por ishte e mrekullueshme.Pas kësaj i thash Rene ‘Më premto që nuk do të shqetësohesh. Unë jam mirë, fëmijët po ashtu, gjithçka do të jetë në rregull. Mjaft vuajte! Thjesht shko në paqe".Ndërsa një natë më parë, këngëtarja 48-vjeçare ndodhej në koncert në Las Vegas, dhe rrëfen se bashkëshorti uroi që gjithçka të dilte me sukses, duke shtuar se e donte shumë.Vështirësia me e madhe për Celine, ishte mënyra e duhur për t`ja thënë vdekjen e babait 2 binjakëve të vegjël, Eddie dhe Nelson 5-vjeç. Celine përzgjodhi një film vizatimor të quajtur ‘Disney’s Up.’/Oranews.tv/