Është e jashtëligjshme të bëni këtë foto
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Maj 2016, 18:38
Është e jashtëligjshme të postoni foto të stuhive online, paralajmërojnë autoritetet e Emirateve të Bashkuara.Publikimi i imazheve negative për përmbytjet e fundit mund të ndëshkohet në bazë të ligjeve kibernetike të vendit, tha ministri i brendshëm.Dëmtimi i reputacionit të shtetit online është i dënueshëm me burg apo me gjobë deri në 189.500 paund.Zyrtarët bënë me dije se njerëzit përhapnin fjalë të pavërteta dhe silleshin në mënyrë të papërgjegjshme ne rrjetet sociale, shkruan Independent.Vendi u prek nga shira të rrëmbyeshëm në fillim të kësaj jave, duke shkaktuar përmbytje në rrugë dhe anulime të fluturimeve.
/Oranews.tv/