Gjesti i këtij polici u përhap në të gjitha mediat e botës!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Maj 2016, 21:44
Ky polic nuk do ta mendonte kurrë se do të bëhej i famshëm brenda një dite në Amerikë.Një foto e tij e publikuar në rrjet u bë shumë shpejt virale për t’u përhapur në gazetat më të mëdha amerikane. Polici Luke Bonin pa një grua të pastrehë në rrugë. Ai ndali makinën e tij dhe ndau me të ushqimin.Pasi i bleu drekën, polici e pyeti gruan e varfër nëse donte të bënte një piknik. Ishte një tjetër person, i cili bëri foton dhe e shpërndau në Facebook, për të marrë komente dhe shpërndarje të shumta.Akti i bamirësisë u shpërnda edhe në grupin “Fall River” në Facebook, e më tej në shumë media si në presitgjiozen "Washington Times"/Ora News/