Protestuesi godet në transmetim live gazetaren
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Maj 2016, 16:21
Një gazetare e një televizioni rus u godit nga një protestues në momentin kur ajo po raportonte në transmetim të drejtpërdrejtë.Anna Baranova, një korrespondente e Russia Today, ishte duke raportuar për një protestë që po zhvillohej në Francë në momentin kur u dhunua.Franca është përfshirë prej disa javësh nga protestat kundër ligjeve të reja të punësimit.
