Refugjati sirian shet stilolapsa në rrugë për të mbijetuar, derisa e fotografojnë me vajzën e tij…
Abdul Halim al-Attar, një refugjat sirian është fotografuar duke shitur stilolapsa në rrugët e Beirut për të mbijetuar dhe për të siguruar ushqim e strehim për familjen e tij.Së fundmi, një foto e Abdul është bërë virale në Internet. Dikush ka kapur momentin teksa ai shiste stilolapsa me vajzën Reem në krahë.Vogëlushja fle në shpatullat e tij, teksa siriani përpiqet të bindë kalimtarët të blejnë stilolapsat e tij në një ditë të nxehtë vere.Fotoja ka prekur zemrat e shumë njerëzve kudo në botë.Falë personit që realizoi fotografinë- një dizenjues norvegjez web-i, Gissur Simonarso,- u organizua një fushatë online për të rritur fonde për Abdul dhe familjen e tij.Që kur u krijua, fondacioni grumbulloi rreth 200 mijë dollarë.Abdul i përdori paratë në mënyrën më të mirë të mundshme: 33 vjeçari hapi tre biznese, një furrë buke, një qebabtore dhe një restorant. Në pak ditë ai u bë një sipërmarrës i suksesshëm. Momentalisht ai ka punësuar 16 refugjatë sirianë.Për 1.2 milionë refugjatë të regjistruar në Liban, punësimi është tepër i vështirë, prandaj 16 emigrantët ndjehen me fat e të bekuar për këtë mundësi.Abdul gjithashtu një pjesë të parave ia dhuroi miqve e familjes në Siri.“Jo vetëm që jeta ime ndryshoi, por dhe jeta e fëmijëve të mi e njerëzve që ndihmova në Siri”- thotë ai.Një akt human mund të ndryshojë me të vërtetë jetën e dikujt.Ky është një shembull perfekt se si asnjë akt nuk është shumë i vogël për të patur një ndikim kaq të madh.
/Oranews.tv/