Pëson krizë astme, modelja mbytet gjatë setit fotografik nënujë

Një modele tajvaneze është mbytur pasi pësoi një krizë astme gjatë realizimit të një seti fotografik nënujë.Olivia Ku ishte pandjenja kur skuadra e zjarrëfikësëve dhe rojeve të plazhit nxorrën trupin e saj nga ujërat e gjirit Pingtung në Tajvanin Jugor ditën e hënë.Ajo u dërgua më pas në spital, por përpjekjet për ta sjellë në jetë dështuan.Rojet e plazhit refuzuan të jepnin një koment në lidhje me raportimet se Ku kishte hequr aparatin e saj të frymëmarrjes për setin fotografik.Modelja 25 vjeçare ishte një zhytëse amatore me tre vite eksperiencë. Ajo ishte “entuziaste dhe e shoqërueshme”, si dhe shpesh herë ndihmonte për të pastruar detin në Pingtung, tha një zhytës që ishte me të gjatë setit fotografik për Taipei Times.Ndërkohë që një zhytës tjetër tha për median vendase se ishte i suprizuar me aksidentin, pasi xhirimet në ujë- ku aparati i frymëmarrjes hiqet gjithmonë- realizohen në ujëra të cekët për të shfrytëzuar dritën natyrale, teksa një zhytës tjetër kujdeset për parandalimin e aksidenteve./Oranews.tv/