Jo nuk është një slitë gjigante! Është një urë në Japoni
Nëse keni dashur gjithmonë të rrëshkisni në një slitë gjigante teksa jeni ulur në makinën tuaj, atëherë ura Eshima Ohashi në Japoni mund të jetë mundësia juaj.Megjithëse ura nuk ka dredha dhe kthesa, ajo sërish mund t’i bëjë të gjithë shoferët guximtarë të kenë frikë të drejtojnë automjetin mbi të.Eshima Ohashi, e cila lidh qytetet Matsue dhe Sakaiminato, është 1.7 km e gjatë dhe 11.3 metra e gjerë.Ajo është ura e pjerrët e tretë më e madhe në botë. Nga larg, duket e pamundur për tu ngjitur dhe lartësia mahnitëse lejon anije gjigante të kalojnë poshtë saj.Megjithëse duket tmerruese, ura Eshima Ohashi është shumë e sigurt. Në fakt, është thjesht çështje perspektive – fotot duken tmerruese, por kur e parë nga një kënd tjetër, ajo duket si një urë normale vetëm pak e pjerrët.A do ishit mjaftueshëm të guximshëm të kalonit me makinë mbi të?

/Oranews.tv/