Jennifer Aniston: Në gjimnaz isha tmerrësisht e shëmtuar

Vetëm pak jave më parë për të disatën herë, Jennifer Aniston u shpall femra më e bukur në të gjithë botën , nga revista People. Por në një intervistë të dhënë për të, Jenn thotë se jo eshtë vënë re me kaq imtësi bukuria e saj, ndërsa në rini, as që bëhej fjalë të pretendonte të shpallej më e bukura.Aktorja pranon se dukej e tmerrshme , gjatë kohës së gjimnazit.Ylli i filmit “we Are The Millers” thotë: “Kur isha në gjimnaz dukesha në mënyrë tragjike. Atëherë nuk isha informuar mirë. Nëse më kuptoni, për mua ka qenë momenti që eksperimentoja shumë me veten. Për më tepër atëherë ishin vitet ’80, ngjaja si fantazma e një ëndrre të keqe. Nuk pretendoja të shpallesha më e bukura, por nuk mund ta quaja veten një femër tërheqëse”.Jennifer po ashtu është pyetur për marrëdhënien me bashkëshortin Justin Theroux, dhe si i pëlqen më shumë atij bashkëshortj, me tualet apo natyrale. “Atij i pëlqej në të dyja rastet” thotë Jennifer “Sigurisht që më shumë natyrale, por atij i pëlqejnë shumë edhe sytë smokey.”Sa u përket marrëdhënies së tyre, Jennifer pohon se gjithçka po shkon shumë mirë, gjejnë kohë për njëri-tjetrin, dhe Justin e komplimenton shpesh për bukurinë./Oranews.tv/