Bushati takon homologun bullgar: Ndërlidhje energjetike midis Shqipërisë dhe Bullgarisë
Bashkëpunimi në sektorë si energjia dhe turizmi kanë qenë në fokus që ministri i Jashtëm Ditmir Bushati pati me homologun e tij bullgar Daniel Mitov. Ata vlerësuna lidhjet e ngushta dhe dialogun politik intensive si tepër të rëndësishëm jo vetëm për marrëdheniet mes dy vendeve por edhe për rajonin.Bushati: Ditët e fundit Shqipëria dhe Bullgaria kanë forcuar dialogun politik.Çështja e parë që biseduam ishte rreth mundësive për të zgjeruar këtë klimë pozitive dhe në fusha të tjera. Vendet tona mund të bëjnë më mirë në çështje të tregtisë dhe intesifikimin e kësaj përpjekje në sektorë me potencial të rëndësishëm si energjia dhe turizm.Në konferencën e përbashkët për shtyp bushati tha se e kishte njohur homologun e tij me disa prej reformave integruese të Shqipërisë, process që gëzon mbështetje të Bullgarisë.Bushati: Ne diskutiam për integrimin e Shqipërisë në BE dhe dua të falenderoj zyrtarët bullgarë për përpjekjet e tyre në këtë proces. Dua të prezantoj përpara ministrit disa prej reformave kyce që ka ndërmarrë Shqipëria siç është reforma në drejtësi.Referuar zhvillimeve më të fundit në Maqedoni, Ministri Bushati u shpreh se: “Shqipëria dhe Bullgaria, ndajnë të njëjtin vlerësim mbi krizën e shtetit të së drejtës në Maqedoni. Jemi të shqetësuar nga përpjekjet e fundit për të reduktuar dhe degraduar stabilitetin demokratik të vendit.Në përfundim të takimit, Ministrat Bushati dhe Mitov nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit në Fushën e Integrimit Evropian mes dy vendeve.Gjatë vizitës Bushati pati një takim edhe me kryetaren e Kuvendit të Bullgarisë, Tsecka Tsacheva.