Hahn në Kosovë: Kriteri është i qartë, pa ratifikuar marrëveshjen nuk ka viza

Pas takimit të mbajtur me përfaqësuesit kryesorë të politikës kosovare, Eurokomisioneri Johannes Hahn, ka përsëritur edhe njëherë thirrjet e Bashkimit Europian, të cilët kanë kërkuar ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, në kuadër të vazhdimit të procesit për liberalizimin e vizave.Duke bërë thirrje për dialog mes qeverisë dhe opozitës, ai tha se BE-ja është e gatshme për të ndihmuar, por në fund të fundit, marrëveshja duhet të ratifikohet nga institucionet vendase."Sa i përket cështjeve konkrete të lidhura me liberalizimin e vizave palët mbajtën qëndrime e tyre tashmë të njohura dhe të kundërta në lidhje me marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Unë isha shumë i qartë se pa një zgjidhje të këtij problem nuk do të ketë liberalizim të vizave. Gjithashtu, u kam bërë thirrje të gjithë përfaqësuesve që të marrin pjesë në mënyrën konstruktive në proceset e zhvillimit të mëtejshëm të vendit. Bashkimi Europian, zyrtarët e këtij organizmi përfshirë këtu edhe unë, delegacionet dhe ambasadori janë gati që të ndihmojnë, por në përfundim, zgjidhja duhet të vijë nga institucionet e Kosovës."Takimi i Hahn me përfaqësuesit kryesorë të qeverisë dhe opozitës u përshëndet menjëherë nga Presidenti i Vendit, Hashim Thaçi, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook vlersoi dialgoun si një pikë kyce për funksionimin demokratik të institucioneve dhe për stabilitetin politik të Kosovës.Nga ana tjetër, kreu i Lëvizjes Vetvendosje, Ymeri, shprehu edhe njëherë kundërshtimin e forcës politike të drejtuar prej tij, duke u shkruar se gjatë takimit i kishte komunikuar eurokomisionerit mospajtim në lidhje me kushtëzimin që po i bëhet Kosovës për liberalizimin e vizave, përmes vendosjes së Marrëveshjes së Demarkacionit si kusht për përmbushjen e këtij procesi. /Ora News/