Deklarata publike: "Unë jam gay dhe ndihem krenar"
Elton Ilirjani: Unë do ta thosha hapur dhe shumë troç. Unë nuk jam vetëm themeluesi i kompanisë, por jam gay dhe jam gay krenar qe jetoj në Tiranë.Elton Ilirjani, që drejton një kompani punësimi dhe ndërmjetësimi, publikisht nuk hezitoi të fliste për orinetimin e tij seksual. Përpara disa viteve, ai dhe mjaft persona të tjerë e kishin gati të pamundur për shkak të paragjykimeve dhe steriotipeve të ndanin këto histori personale me publikun.Elton Ilirjani: Në vitin 1991 unë i them babait në një bisedë shumë personale që jam gay dhe tëe them të drejtën mund të kem qenë i llastuar sepse nuk u përballa me largimin,por u përballa me realitetin duke mu thënë që është rruga më e vështira, por jo më e keqe. Dhe që këtu fillon sfida. Imagjinoni të jetosh në Tepelenë në vitin 1991 dge unë që tundesha pak, isha pak feminy ku më zinin me gurë, më shanin me ofendonin.5 biznese janë zgjedhur nga një studim i bërë në 71 kompani në nivel kombëtar që kanë politika dhe sektorë të vecantë antidiskriminim. Çmimet u dhanë nga ambasadorë dhe personazhe publik.Vlahutin: Të gjithë njerëzit duhet të trjatohen në mënyrë të barabartë. Pushtet qëndor, ai vendor, shoqëria dhe biznesi duhet të respektojë të drejtat e njeriut, grupet vunerabël dhe komunitetin LGBT. Duhet të vlerësojnë biznesin privat për përpjekjet e bëra në këtë drejtim.Diplomatët e huaj në Shqipëri kërkuan më shumë respektim të të drejtave të njeriut dhe komunitetit LGBT. Në ditën botërore të ndërgjegjësimit, flamuri i diversitetit seksual është vendosur përpara TOB për të sensibilizuar shoqërinë për të drejtat e këtij komuniteti.