Hapet qendra e sterilizimit, mjekët: Shmangen infeksionet spitalore
Nis punën Qendra për sterilizimin e pajisjeve mjekësore dhe sallave kirurgjikale.Mjekët kirurg në QSUT janë pajisur me instrumentet e rinj kirurgjikal të ndarë sipas llojit të ndërhyrjes dhe veshjeve njëpërdorimshme.Përdorimi i seteve të reja sterilizimi i tyre, sipas mjekëve, nxjerrë jashtë përdorimit instrumentet kirurgjikalë të amortizuar.Dr. Arvin Dibra: Paketa e shërbimeve që ofrohet nga kjo kompania që ka filluar në klinikën tonë janë të lidhura me instrumentet kirurgjikale që përdoren në kirurgji dhe të lidhura me mjetet mbështetëse me sterilizimin e materialeve dhe gjithashtu me sterilizimin e ambienteve të sallës dhe me eliminimin e materilave pas ndërhyrjeve kirurgjikale.Aktualisht qendra e sterilizimit po pilotohet në një kirurgjinë e QSUT, ndërkohë që vijon puna për zgjerimin e kapaciteteve të saj për të përmbushur nevojat e spitaleve në vend.Dibra: Po sjell rinovimin e inventarit kirurgjikal. Janë të gjitha instrumente të reja dhe cilësore.Koncensionin për ndërtimin e qendrës së sterilizimit për më shumë se një vit u shoqërua me akuza të ashpra mes ministrisë së shëndetësisë dhe opozitës pasi demokratët akuzuan ministrin Beqaj se ka favorizuar klientë e qeverisë për një koncesion 10 vjeçar afro 100 mln dollarë./Ora News/