Sulme në Bagdat, Katër bomba dhe të paktën 63 viktim

Katër bomba të shpërthyera, të paktën 63 viktima dhe më shumë se 100 persona të plagosur. Është ky bilanci tragjik që vjen nga kryeqyteti i Irakut, Baghdadi, pas disa sulmeve të kryera në vend-ndodhje të ndryshme. Ende nuk dihet se kush mund të jetë përgjegjësi i kësaj tragjedie, por deri më tani, Shteti Islamik ka marrëpërsipër një prej shpërthimeve. Nga ana tjetër, autoritetet komunikojnë se kanë nisur një hetim zyrtar për të zbuluar më shumë detaje rreth sulmeve.Kryeqyteti i Irakut, Baghdadi, është tronditur nga katër shpërthime të ndryshme teksa të paktën 63 persona kanë humbur jetën. Autoritete kanë raportuar se tre prej bombave kanë goditur distrikte ku banojnë kryesisht myslimanë shi'itë, ndërkohë që një tjetër goditi një zonë me popullsi që i përkasin të dyja degëve të myslimanizmit.Në bazë të të dhënave zyrtare, më shumë se 100 persona kanë mbetur të plagosur, ndaj nuk përjashtohet mundësia që bilanci i viktimave të rritet edhe më tej. Ende nuk dihet se kush i ka kryer këto sulme po deri më tani, militantët e Shtetit Islamik kanë marrë përsipër një prej sulmeve.Kjo organizatë terroriste ka qënë mjaft aktive në Irak, vend të të cilin kontrrollon edhe një pjesë të konsiderueshme të territoreve.Megjithatë, autoritetet kanë deklaruar se kanë nisur një hetim zyrtar për të zbuluar më shumë detaje rreth kësaj ngjarjeje tragjike. Sulmet e Shtetit Islamik kanë qënë të shpeshta edhe përgjatë javës së shkuar, ku vetëm ditën e premte humbën jetën 93 persona, pas tre shpërthimeve të kryera nga militantët e kësaj organizate terroriste./Oranews.tv/