Nis ndërtimi i TAP në Greqi, në ceremoni i pranishëm Peleshi e Gjiknuri

Gazsjellësi Trans Adriatik Pipeline ka nisur ndërtimin në Greqi për të vijuar më pas në Shqipëri dhe më pas në Itali.Në ceremoninë e mbajtur me rastin i nisjes së punimeve ka marrë pjesë edhe zv/kryeministri Niko Peleshi dhe ministri i energjisë Damian Gjiknuri. Numri dy i qeverisë shqiptare theksoi rëndësinë e projektet në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe në bashkëpunimin rajonal midis.Peleshi: TAP është një projekt madhor jo vetëm për Shqipërinë dhe rajonin tonë, por për të ardhmen e vet Evropës. Sigurimi i energjisë me çmime të përballueshme është një nga sfidat më të mëdha që BE-ja aktualisht përballet. Integrimi rajonal përmes korridoreve rrugore, gazsjellësve, si dhe zgjerimi në sektorin e prodhimit mbetet në krye të agjendës sonë të përbashkët. Ajo që ne besojmë është se rritja e bashkëpunimit ekonomik në rajonin tonë është themeli për zhvillimin e qëndrueshëm dhe paqeTAP do të jetë afërsisht 878 km i gjatë (Greqi rreth 550 km; Shqipëri 215 km; Deti Adriatik 105 km; Itali 8 km). Pika më e lartë do të jetë 1800 metra mbi nivelin e detit në malet shqiptare, ndërsa pika më e ulët do të jetë 820 metra në thellësi të ujërave në Adriatik. Seksioni detar i gazsjellësit do të nisë në afërsi të qytetit të Fierit, dhe do të kalojë nëpër Detin Adriatik për t'u lidhur më pas me rrjetin italian të transportit të gazit në Italinë e Jugut./Ora News/