Arrestohet “Spartani” shqiptar, rol kyç në organizatën e shitjes së kokainës
Një 37 vjeçar shqiptar me iniciale B.D, përfundoi në prangat e policisë greke për shitje të lëndëve narkotike.Shqiptari i njohur si “Spartan” u prangos pasi ishte i përfshirë në rrjetin e trafikut të kokainës në Rodos.Ai u arrestua të dielën nga departamenti i narkotikëve, ndërsa prokurori lëshoi kërkesën e arrestit.Prangosja e tij erdhi pas arrestimit të një 23 vjeçari nga Ukraina, i cili pranoi të bashkëpunonte me policisë, duke vendosur në dispozicion edhe telefonat celularë, me të cilët kishte kryer thirrje për takim me shpërndarësit e tjerë të drogës.I riu ka deklaruar se në rrjet janë përfshirë edhe dy shqiptarë, njëri prej të cilëve i arrestuar.Organizata sipas dëshmisë, kishte një strukturë që funksiononte sipas hierarkisë, ndërsa rekrutimet bëheshin me rekomandim, për blerjen, transportin dhe shpërndarjen e kokainës me përfitime të majme ekonomike.Shqiptari i burgosur kishte një rol të veçantë për të koordinuar veprimtarinë e organizatës.Ukrainasi u arrestua në portin qendror të Rodosit me një sasi prej 123.5 gram kokainë, të cilën do t’ia jepte 37 vjeçarit shqiptar.Policia ka sekuestruar sasi të vogla kokaine, telefona celularë, të holla, kërp të papërpunuar, thika xhepi dhe motorë. Të arrestuarit do të paraqiten para gjykatës të mërkurën në mëngjes./Ora News/