Raporti i KE: Liberalizimi i vizave për Turqinë dhe Kosovën rrit rrezikun terrorist

Komisioni Europian ka deklaruar se liberalizimi i vizave për Turqinë dhe Kosovën duhet parë me kujdes pasi këto shtete mund të rrisin rrezikun e sulmeve terroriste. Nëpërmjet një raporti, komisioni e vë theksin sidomos tek Turqia, duke nënvizuar se terroristët do të mundohen që të pajisen me pasaporta turke sapo Bashkimi Europian të miratojë liberalizimin e vizave dhe si rrjedhojë ekstremistët do të kenë më shumë lehtësi për të depërtuar në shtetet e kontinentit të vjetër. Ndërkohë, për Kosovën shihen me shqetësim 300 qytetarët që kanë udhëtuar drejt Sirisë për t'iu bashkuar Shtetit Islamik. Terroristët do të kenë më shumë mundësi që të sulmojnë Europën në rast se BE-ja do të liberalizojë vizat për qytetarët e Turqisë dhe Kosovës. Është ky paralajmërimi që vjen nga Komisioni Europian, i cili përmes një raporti të publikuar thekson më së shumti rrezikun që mund të vijë si pasojë e përmbushjes së këtij procesi për Turqinë.Sipas tyre, terroristët do të mundohen që të pajisen me pasaporta turke sapo Bashkimi Europian të miratojë liberalizimin e vizave dhe si rrjedhojë ekstremistët do të kenë më shumë lehtësi për të depërtuar në shtetet e kontinentit të vjetër. Ky paralajmërim ka ardhur më herët edhe nga ishe shefi i shërbimit sekret britanik MI6, Sir Richard Dearlove, është shprehur se një lëvizje e tillë është njësoj sikur t'i hedhësh zjarrit benzinë. Raporti sheh me shqetësim edhe krimin e organizuar i cili sipas ekspertëve është mjaf i lartë për Turqinë.Ndërkohë, në një raport të ngjashëm për Kosovën theksohet se rekomandimi për liberalizimin e vizave mund të jetë një gabim teksa raportohet se nga ky vend ka patur më shumë se 300 persona që kanë udhëtuar drejt Sirisë për t'iu bashkuar Shtetit Islamik.Dokumenti i publikuar bën me dije se kjo është shifra më e lartë për një vend europian, duke marrë parasysh edhe numrin e popullsisë. Një tjetër problem i cili shihet me skepticizëm nga zyrtarët europianë është prezenca e lartë e krimit të organizuar./Oranews.tv/