Nxiti vrasjen e ish-partnerit të Adelina Ismailit, 37 vite burg për biznesmenin

Biznesmeni kosovar Enver Sekiraqa është shpallur fajtor dhe është dënuar me 37 vite burg për vrasjën e policit Triumf Riza, ish-bashkëshorti i këngëtares Adelina Ismaili përkatësisht për veprat penale nxitja për kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë dhe për veprën penale te detyrimit.Gjykata atë e ka shpallur fajtor për vrasjen e policit të Njësisë Speciale Triumf Riza dhe për detyrim të pagesës së haraçit ndaj këngëtares Adelina Ismajli.Riza ishte vrarë në vitin 2007 në një rrugë të Prishtinës nga Arben Berisha.Ndërsa në piken e tretë të aktakuzës, mbi dyshimet për dhunim, Enver Sekiraqa është shpallur i pafajshëm nga trupi gjykues i përberë nga dy gjyqtarë te EULEX’it dhe një vendor, raporton Gazeta Express.Ai tashmë i ka kaluar dy vite e 4 muaj në paraburgim.Trupi gjykues ka vendosur që paraburgimi ti vazhdohet derisa vendimi të bëhet i plotfuqishëm.