Rrëzohet dekreti i Nishanit, do kalonte nëse Topalli nuk do largohej nga komisioni
Nëse deputetja demokrate Jozefina Topalli nuk do të largohej nga mbledhja e Komisionit të Jashtëm atëherë dekreti i Presidentit për rishqyrtimin e ligjit "Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë" nuk do të ishte rrëzuar.Vangjel Dule i PBDNJ la sallën e komisionit në kohën që do votohej.Dade: Zoti Dule do të votoni?Dule: Unë jam dakord që të mos rrëzohetDade: Domethënë je me opozitën.Pasi këtij momenti socialisti Namik Dokle bëri llogaritë.Dokle: Bëri gabim që iku Jozefina se nuk do rrëzohej dekreti…Me 5 votat e maxhorancës përballë 3 të opozitës dekreti u rrëzua.Dede: Dekreti bie me shumicë votash në komision.Përfaqësi i Ministrisë së Jashtme mbrojti ligjin duke theksuar se argumentimi i bërë nga isntitucioni i presidencës nuk ishte i saktë.Përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme: Interpretimi është bërë. Ne nuk mendojmë se është i saktë.Maxhoranca dhe Opozita paraqitën argumentat e tyre pro dhe kundër.Selami: Ose të biet në një marrëveshje ku specialistët të pranojnë që neni 121 i kushtetutës pak më sepcifike 1,2,3,4 cfarë do të thotë. Ose ky pastaj është një rast klasik ku kushtetuta duhet interpretuar.Dade: Unë nuk besoj se ne duhet të ngarkojmë gjykatën Kushtetuese me këto çështje që janë lehtësisht të kuptueshme.Dokle: Parlamenti nuk duhet të marrë përsipër atë cfarë nuk i takon ta marrë përsipër.Vendimi i komisionit të jashtëm i kalon Kuvendit për votim.