BDI çon në Kushtetuese vendimin për shpërndarjen e Parlamentit

Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit ka kërkuar anulim të vendimit të shpërndarjes së Parlamentit nga Gjykata Kushtetuese, si e vetmja mënyrë ligjore për mbledhjen e Kuvendit dhe vendosjen e një date të re për zgjedhjet e parakoshme në Maqedoni. Nesër në Shkup do të mbërrijë zëvendës/asistenti i Sekretarit Amerikan për Çështjet Euroaziatike Hojt Ji , me qëllim afrimin e palëve për një zgjidhje të situatës. Sakaq Komisioni Evropian ka ritheksuar qëndrimin se nuk do të pranojë rezultatet e votimit, në rast se nuk garantohen kushte për zgjedhje të lira dhe demokratike.Vijon të jetë në ngërç të thellë situata politike në Maqedoni.Palët nuk bien dakord për një zgjidhje të mundshme, teksa thirrjet e ndërkombëtarve bien në vesh të shurdhër.Kaosi është akumuluar tek zgjedhjet e parakohshme të 5 qershorit, për të cilat është dakord vetëm Nikola Gruevski i VMRO-DPMNE, kurse partitë e tjera, përfshirë ato shqiptare BDI dhe PDSH, janë shprehur për shtyrje të tyre me argumentin se nuk ka kushte për zgjedhje të lira dhe demokratike.Kthimi mbrapsht nga autoritetet maqedonase shihet i pamundur për shkak të shpërndarjes së Parlamentit, por Bashkimi Demokratik i Ali Ahmetit ka kërkuar vlerësim të kushtetutshmërisë së vendimit për shpërndarjen e Kuvendit nga Gjykata Kushtetuese.Sipas BDI, anulimi i vendimit të shpërndarjes së Parlamentit nga Gjykata Kushtetuese është e vetmja mënyrë ligjore për mbledhjen sërish të Kuvendit dhe vendosjen e datës së re të zgjedhjeve në vend.Vendimi nga Kushtetuesja pritet të merret nesër, ndërkohë që po nesër në Shkup për herë të dytë do të mbërrijë Zëvendës/asistenti i Sekretarit Amerikan për Çështjet euroaziatike, Hojt Ji, me qëllim afrimin e palëve për një zgjidhje të situatës.Ai do të mbajë takime me krerët e katër partive kryesore, ku do të diskutojë çështjet që i ndajnë palët dhe zgjidhjen e mundshme.Sakaq me nisjen e fushatës një ditë më parë zyrtarisht, Komisioni Europian ka ritheksuar qëndrimin se nuk do të pranojë rezultatet e votimit, në rast se nuk garantohen kushte për zgjedhje të lira dhe demokratike.Zëdhënësja e komisioneres për Politikën e Jashtme Federika Mogherini, tha se çdo Qeveri që del si rezultat i zgjedhjeve në të cilat tre partitë nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinos nuk marrin pjesë, nuk do të jetë partner i besueshëm për komunitetin ndërkombëtar.