Kjo është super anija 1 bilion $, më e madhja që bota ka parë ndonjëherë

Anija më e madhe e lundrimit në botë arrin në Britani. Ajo quhet  “Harmonia e Detit” dhe është më e madhja dhe më e reja që bota ka parë ndonjëherë. Ajo mendohet se është madje më e madhe se “Titaniku”. Me një ekuipazh rreth 2 100 veta nga 77 vende të botës, anija lundruese ka 23 pishina, 20 ambjente ndenjeje, 52 pemë, aparate sërfi, baristë, kazino dhe mure ngjitjeje.