Aksidentohet çifti i bashkëshortëve, motorçikleta e tyre u përplas me automjetin

Burrë e grua të cilët udhëtonin me një motorçikletë kanë mbetur të plagosur rëndë, pasi u përplasën nga një automjet në aksin Lezhë-Shkodër.Aksidenti ndodhi rreth orës 11:00 të ditës së sotme në vendin e quajtur kryqëzimi i Kakarriqit.Si pasojë e përplasjes nga një automjet kanë mbetur të plagosur bashkëshortet Viktor e Saze Vasa, përkatësisht 60 dhe 54-vjeç.Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, nga ku mësohet se burri është tranpsortuar në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë për jeten.Policia rrugore e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes bëri të ditur se shkak për aksidentin është bërë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të motorçikletës.Teksa po dilte nga rruga dytësore për në superstradë, drejtuesi i motorçikletës nuk ka mundur të manovrojë mjetin e tij, duke dalë në mes të rrugës.Në këtë moment është përplasur me mjetin e cili po lëvizte në drejtim të Shkodrës.Përplasja ka qenë e fortë, duke ju shkaktuar plagë të rënda çiftit të bashkëshortëve.Menjëherë pas aksidentit policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, i cili po merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.[caption id="attachment_748217" align="alignnone" width="600"]aksident Vendi dhe mjetet e përfshira në aksident[/caption][caption id="attachment_748220" align="alignnone" width="600"]aksident gjader Vendi dhe mjetet e përfshira në aksident[/caption]