Zjarri në Kanada, evakuohen 12 mijë persona, flakët kërcënojnë instalimet e naftës

Situatë e rëndë në provincën Alberta të Kanadasë si pasojë e zjarreve që kanë pushtuar zonën. Flakët po lëvizin me 30-40 metra në minutë drejt veriut të Fort McMurray, duke rrezikuar instalimet e naftës. Reth 12 mijë persona janë urdhëruar të largohen nga kampet e naftës që ndodhen në afërsi të qytetit.Reth 12 mijë persona janë urdhëruar të largohen nga kampet e naftës që ndodhen në afërsi të qytetit të përfshirë nga flakët Fort McMurray, për shkak të rritjes së epërsisë së zjarrit në drejtim të tyre.Zyrtarët thonë se 8 mijë u evakuan paraprakisht në orët e vona të së hënës, kurse katër mijë të tjerëve iu këshillua largimi nga shtëpitë e tyre.Më shumë se 80.000 njerëz u evakuukuan nga qyteti i Fort McMurray dy javë më parë, pasi zjarri përfshiu të gjithë qytetin.Rreth 2.400 ndërtesa u shkatërruan si pasojë e flakëve masive, shërbimet publike u paralizuan, shkollat u mbyllën dhe thuajse të gjitha rrugët u bllokuan.Pati një moment kur zjarri u stabilizua disi si pasojë e uljes së temperaturave dhe reshjeve të shiut, por ditët e fundit flakët kanë filluar të kërcënojnë sërish zonën.Një numër i punëtorëve të naftës ishin kthyer në objektet e tyre në veri dhe në jug të Fort McMurray për të rifilluar prodhimin.Por ata u paralajmëruan se zjarri ishte duke udhëtuar me 30-40 metra në minutë drejt veriut të Fort McMurray.Ekipet e zjarrit po përpiqen të kontollojnë flakët që po kërcënojnë seriozisht instalimet e naftës.Kryetraja e Bashkisë së provincës Alberta, Rachel Notley, tha të hënën energjia elektrike është kthyer në pjesën më të madhe të qytetit, teksa Ministri i Financave nuk kishte ende faturën e dëmeve. Ai tha se situata po vlerësohet.