Ahmetaj, homologut kosovar: Dogana 24 orë punë për lehtësira ndaj eksportuesve
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, po qëndron për një vizitë zyrtare sot në Prishtinë, ku u prit nga homologu i tij kosovar, Avdullah Hoti.Takimi mes dy Ministrave vjen pas takimit të zhvilluar në Tiranë për lehtësimin e procedurave me qëllim nxitjen e tregtisë, por edhe në kuadër të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në fillim të muajit qershor.Ahmetaj: “Kam urdhëruar të punohet 24 orë në doganë, në mënyrë që të ketë lehtësi për eksportuesit”.Ndërsa Hoti u shpreh se “urdhri ka pasur ndikim të rëndësishëm për bizneset, që janë të kënaqur për thjeshtimin e procedurave doganore”. Ahmetaj theksoi se duhet punuar edhe “për marrëveshjet që do të nënshkruhen në mbledhjen e qeverive, për harmonizimin e sistemit të riskut dhe qendrën e përbashkët të trajnimeve”.Në takim, Ministri Ahmetaj ngriti edhe shqetësimin e sipërmarrjes shqiptare për terminalin doganor në Kosovë lidhur me çështjen e tarifës 40 euro.Pas takimit, te dy Ministrat do ndjekin tryezen e dialogut te perbashket me biznese te dy vendeve, per shkembimet tregtare dhe procedurat per lehtesimin e tregtise.