Rezulton falco alarmi për bombë në stadiumin “Old Trafford”, ja çfarë e shkaktoi
Evakuimi dramatik i stadiumit “Old Trafford” në Britaninë e Madhe duket se nuk ka qenë as më shumë as më pak se një “shaka pa kripë”.Mediat britanike raportojnë se dyshimi për bombë në stadium është shkaktuar nga një telefon celular i lidhur me tela elektrikë që është gjetur i braktisur në një tualet, në kohën kur pritej të luhet finalja Manchester United-Bournemouth.Ndeshja e Premier League ishte planifikuar fillimisht për të nisur në orën 15:00 me orën lokale në Britani (16:00 me orën shqiptare), por ishte shtyrë me ngut 45 minuta, derisa u analua fare kur zyrtarët zbuluan pajisjen e dyshimtë.Ekspertët anti-eksplozivë u thirrën për ta verifikuar, ndërsa tifozët u evakuuan nga stadiumi 76.000 vendësh.Detektivët bënë kontrollin e të gjithë stadiumit me qenë nuhatës.Sakaq pakoja e dyshimtë iu nështrua një shpërthimi të kontrolluar, që vërtetoi se alarmi ishte falco.Policia pritet të nisë një hetim të gjerë për të gjetur përgjegjësin e kësaj ngjarje.