Limaj pas vendimit të Apelit: 13 vjet nën përsekutim në Kosovën e lirë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2016, 17:57
Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka deklaruar se për 13 vjet, nuk është ndjekur por është persekutuar, megjithatë vendimi i Gjykatës së Apelit konfirmon drejtësinë dhe luftën e drejtë që kanë bërë.
Avokati i Limajt, Rrecaj, gjatë një konference për media konfirmoi se dje kanë marrë konfirmimin me shkrim se është refuzuar kërkesa e Prokurorisë Speciale kundër aktgjykimit të shkallës së parë, me të cilin Limaj dhe shokët e tij ishin liruar nga akuza për krime lufte.Kurse, lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se vendimi i Gjykatës së Apelit konfirmon drejtësinë dhe luftën e drejtë.“Për 13 vjet unë nuk jam ndjekur por jam persekutuar. Lufta ime, e bashkëluftëtarëve, është trajtuar dhe gjykuar prej më shumë se 20 gjyqtarë profesionist. Unë sot për herë të pestë marrë konfirmim të drejtësisë, të luftës sime të pastër dhe bashkëluftëtarëve. Sot ndihem krenar që fëmijët e bjeshkëve të Berishës, kanë marrë përgjegjësi për ndërtimin Kosovës. Ndjehen krenar që unë dhe bashkëluftëtarët e mi nuk kemi lënë që atyre fëmijëve t’u prishen ëndrrat”, tha ai./KosovaPress/
- See more at: http://www.kosovapress.com/sq/nacionale/limaj-kosova-qe-17-vjet-e-lire-une-vetem-tri-73028/#sthash.ryZygYFB.dpuf