Shikoni momentin kur burri me karrocë nuk lejon Lamborghinin të kalojë
Ky është momenti i çuditshëm (shikoni videon) kur shoferi i një Lamborghini është përballur në rrugë me një burrë me karrige me rrota i cili refuzoi të lejonte kalimin e mjetit, duke u parkuar para tij.Pamjet nga video tregojnë mjetin që mbërrin në një kryqëzim dhe duhet të ndjekë rrugën djathtas.Burri me karrocë pasi sigurohet që ka ndaluar Lamborghini, i del në krah shoferit dhe debaton me të.Ndërsa xhiron gomat e karrocës për ti dalë sërish përpara makinës, shoferi i irrituar zbret vetë nga makina dhe e tërheq në anë të rrugës burrin bashkë me karrocën e tij.Sapo futet në mjet shoferi, burri me karrocë zhvendoset sërish në drejtim të Lamborghinit për ta penguar të lëvizë, por në video shfaqet pastaj një këmbësor që tërheq karrocën dhe makina vijon rrugën.Videoja është fillmuar nga 21 vjeçari Joe Haskett, i cili po kthehej nga pushimi i drekës sëbashku me një mik të tij. Ngjarja mësohet se ka ndodhur të martën në North Gate Street, në Gloucester."Nuk jam i sigurt se çfarë donte të bënte njeriu në karrocë” është shprehur 21-vjeçari.Sakaq në video dëgjohet që kalimtar që thotë se burri me karrocë e ka bërë këtë veprim edhe më parë.
