Kompania Google gjobitet me 3 miliardë euro

Kompania Google po përballet me një gjobë rekord antistrust prej rreth 3 miliardë eurosh, ose 3.4 miliardë dollarë.Gjoba është vënë nga Komisioni Evropian dhe pritet të miratohet javën e ardhshme. BE-ja e akuzon kompaninë se ka promovuar shërbimet e saj tregtare të kërkimit në internet të “kurriz” të shërbimeve rivale.Rasti është zvarritur që prej vitit 2010. Diskutimet për kompromis kanë dështuar në 6 vitet e fundit.Komisioni mund të gjobisë firma deri në 10 për qind të shitjeve të tyre vjetore, e cila në rastin e Google-it do të jetë sanksioni maksimal i mundshëm me më shumë se 6 miliardë euro.Gjoba më e madhe antitrust deri më sot ka qenë ajo prej 1.1 miliard euro kundër Intel në vitin 2009./Ora News/