Sopranoja shqiptare fiton çmimin më të madh ndërkombëtar të muzikës lirike

Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho ka fituar çmimin ndërkombëtar prestigjoz Readers Award në ceremoninë që njihet si Oskari i Operas që u mbaj në teatrin “Savoy” të Londrës të dielën në mbrëmje.Ajo triumfoi mes shumë zërave të tjerë operistikë nga mbarë bota, duke u vlerësuar maksimalisht nga votat e publikut ndërkombëtar.Performanca e saj në skenë para marrjes së çmimit ka përlotur të gjithë publikun.Në faqen e Twitterit të Opera Awards 2016 është shkruar: Të gjithë në lot pas performancës së Ermonela Jahos  "Mamma usciva da casa".Në përfundim të performancës i gjithë publiku është ngritur në këmbë, ndërsa duartrokitjet kanë zgjatur për shumë minuta.Pas vlerësimit, sopranoja ka falenderuar përmes rrjetit social facebook të gjithë fansat e saj, duke i bërë një dedikim të veçantë atyre shqiptare: “Dua të falenderoj të gjithë admiruesit e artit tim nëpër botë dhe veçanërisht në Shqipëri për mbështetjen dhe dashurinë.....Kushdo që i dedikon jetën pasionit të tij është gjithmone fitues... Ju dua të gjithëve!Sopranoja shqiptare u nominua për këtë çmim që për herë të parë fitohet nga një shqiptar, pas performancës së saj të "Sour Angelica" në veprën e Puçinit apo edhe për operan Zaza.78