Edhe sa do të zgjasin reshjet e shiut?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2016, 22:17
Reshjet e rëna gjatë ditëve të fundit, duket se do të na shoqërojnë edhe gjatë ditëve në vijim. Të paktën këtë parashikon Instituti Meteorologjik, sipas të cilit, edhe gjysma e dytë e muajit maj do të shoqërohet me reshje shiu.Parashikimi nga METEOALB:Tendencat për pjesën e dytë të majit 2016: parashikohet qe reshjet te jenë prezente dhe ne 15-ditëshin e dyte të majit, me të konsiderueshëm shirat priten në veri - qendër dhe ekstremin juglindor të vendit. Temperaturat e ajrit, me gjithë luhatjet e herëpashershme, parashikohet të jenë pranë vlerave normale ne zonat perëndimore ndërsa pak nen normalet, në lindje të vendit.