Shkollat profesionale, Klosi:Të gjitha në proçes binjakëzimi me shkollat europiane

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, ka deklaruar se të gjitha shkollat profesionale janë në proçes binjakëzimi me ato europiane. Sipas Klosit kjo gjë do të mundësojë që diplomat e këtyre shkollave të jenë të vlefshme si për tregun shqiptar, ashtu edhe për tregun europian të punës. Sipas Ministrit, qendrat e formimit kanë kontratë paraprake me biznesin, për të punësuar të gjithë ata që ndjekin këto kurse.Të gjitha shkollat profesionale në vend janë në proçes binjakëzimi me shkollat më të mira europiane.Kjo do të mundësojë nxjerrjen e nxënësve me diploma të vlefshme jo vetëm për tregun shqiptar të punës, por edhe atë europian.Këtë ka deklaruar Ministri i Mirëqënies, Blendi Klosi, gjatë një aktiviteti në shkollën teknologjike “Pavarësia” të Vlorës.Sipas Klosit, të gjitha shkollat profesionale do të kthehen në qëndra ekselence, të binjakëzuara me shkollat zvicerane.Klosi: Shkollat profesionale të Vlorës, ashtu si të gjitha shkollat profesionale në vend që po binjakëzohen me shkollat më të mira europiane, kanë marrë mbështetjen e qeverisë zvicerane. Kjo mbështetje nuk do të jetë vetëm për godina më të bukura, por shkolla ku nxënësit do të marrin formimin profesional përmes praktikës dhe eksperiencës më të mirë ndërkombëtare, për të patur në fund një diplomë të vlefshme për punësim në tregun shqiptar dhe europian të punës.Kryetari i bashkisë Vlorë, Dritan Leli, deklaroi se Bashkia do të bëhet ndërmjetësuese e shkollave profesionale dhe bisnesit, në mënyrë që nxënësit të kenë kontrata pune gjatë kohës së praktikës në këto biznese.Ministri Klosi ftoi prindërit, nxënësit e mësuesit të marrin pjesë në panairin e parë kombëtar të shkollave profesionale “ Olimpiada e Aftësive” që do të mbahet në Tiranë në datat 20-22 Maj, për tu njohur me mundësitë më të mira të formimit profesional dhe garancisë së punësimit që ofron ky arsimim.