62-vjeçarja mbytet në lumin Vjosë, gjendet trupi i pajetë

Një 62-vjeçare është e gjetur e mbytur në ujërat e lumit të Vjosës.Viktima quhet Tefta Demaj dhe mësohet se është nga  fshati Gjoncaj e njësisë administrative Cakran, Bashkia Fier.Ende nuk dihen rrethanat sesi e moshuara ka rënë në lumë.62-vjeçarja ishte larguar nga banesa që prej paradites së sotme.Policia vijon hetimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes së vdekjes së Tefta Demaj.Ka rënë në lumë nga pakujdesia apo e ka shtyrë dikush?Këto janë disa pyetje enigmë që mbeten ti zbardhë policia nga hetimi i ngjarjes.