Një këngë anti-ruse triumfon festivalin Europian të 2016
Ukrainasja Jamala ishte jo vetëm fituesja por edhe supriza e këtij edicioni të festivalit të këngës në Eurovizion, me këngën e saj "1944" me tekst dedikuar deportimit nga Bashkimi Sovjetik.Kënga e 32 vjeçares fliste për të huajt që vinin për të vrarë, ndërsa në tekst përsëritej disa herë fjalia "Ne nuk jemi fajtorë", duke iu referuar deportimit të tartarëve etnikë nga Krimea, nga Josef Stalin gjatë Luftës së Dytë Botërore.Jamala, edhe vetë një tartare, qëndroi e vetme në skenën gjigande në Stockholm teksa këndonte frazat e fuqishme të këngës të tipit "JU mendoni se jeni zotë e perëndi" ndërsa sfondi shoqërohej me të kuqen e gjakut të derdhur.Në konferencën për shtyp që pasonte mbrëmjen magjike, Jamala tha se ajo ndihej për mrekulli dhe se besonte se kënga e saj u shpall fituese pasi i tërhoqi njerëzit për të vërtetën që rrëfente."Jam e sigurtë se nëse ju këndoni duke treguar të vërtetën, atëherë me siguri do ti prekni njerëzit" tha ajo.Mediat ruse e quajtën këngën anti ruse, dhe se dhunonte rregullat e Eurosong por kjo u kundërshtua nga organizatorët e festivalit. Ndërkohë president ii Ukrainësë Poroshenko përcolli urimet e tij përmes Twitterit.Australia u shpall fituese me votat e jurise profesioniste por rezultatin e ndryshuan votat e publikutRusia zuri vendin e tretë. Sipas organizatorëve të këtij evenimenti, më shumë se 200 milionë telespektatorë e kanë ndjekur live këtë festival, më shumë se super Bowli. Për herë të parë, Festivali i Eurovizion është transmetuar live edhe në Shtetet e bashkuara dhe Kinë./Oranews.tv/