Superliga, 220 efektivë për mbarëvajtjen e ndeshjes Bylis-Flamurtari
Policia e Firit ka marrë masa për mbarëvajtjen e ndeshjes së kategorisë Superiore mes Bylisit dhe Flamurtarit. Për zhvillimin sa më normal të ndeshjes do të angazhohen 220 punonjës policie nga të cilët 90 janë të FNSH _së dhe 20 nga DELTA.Ndeshja ndërmjet ekipeve Bylis dhe Flamurtari, e cila do të zhvillohet sot më datën 14.05.2016, në orën 17:30, në Stadiumin "Adush Muçaj", Ballsh.Njoftimi i policisëMasat e marra nga Policia e Fierit për zhvillimin normal të ndeshjes së futbollit për Kategorinë Superiore ndërmjet ekipeve Bylis-Flamurtari.Drejtoria Vendore e Policisë Fier, ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa më normal të ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve Bylis dhe Flamurtari, e cila do të zhvillohet sot më datën 14.05.2016, në orën 17:30, në Stadiumin "Adush Muçaj", Ballsh.Sa me sipër , i'u bëjmë me dije se:Në orën 12:00, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit, deri në përfundim të ndeshjes.Hyrja e sportëdashësve do të fillojë në orën 16:00, me qëllim për të shmangur rradhët e gjata në hyrje për në Stadium.Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 220 punonjës policie nga të cilët 90 janë të FNSH _së dhe 20 nga DELTA.Nuk do të lejohet marrja e femijëve të mitur pa u pajisur me biletë .Të gjithë sportëdashesit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete:
- a) sende të forta
- b) shishe (të çfarëdolloji)
- c) fishekzjarre
- d) monedha apo metale (të çfarëdolloji)
- e) çelësa të ndryshëm