ISIS ekzekuton 14 tifozë të Realit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Maj 2016, 09:04
Katërmbëdhjetë tifozë të Realit të Madridit, pjesëtarë të një klubi mbështetësish të ekipit spanjoll në Irak, janë vrarë një ditë më parë nga grupi terrorist.Sulmi ndodhi në Samarra të Bagdadit, ku autorët mësynë qendrën e klubit ku ndodheshin 50 tifozë. Sipas mediave spanjolle, së paku 14 persona mbetën të vrarë dhe 20 u plagosën.“Një grup terroristësh të armatosur me ‘AK-47’ hynë në kafene dhe filluan të qëllonin gjithkënd që ndodhej aty”, tha presidenti i tifoklubit, Ziad Subhan.Sa për motivet e sulmit, ai shpjegoi: “Ata nuk e duan futbollin, pasi e cilësojnë si anti-mysliman. Ndaj kryejnë sulme të tilla. Është një tragjedi e tmerrshme”.
