Kryebashkiaku Veliaj ka 7 pyetje për Presidentin Nishani
Bashkia e Tiranës dhe institucioni i presidentit ditët e fundit janë përfshirë në akuza të ndërsjella për çështjen e ndërtimi të pallatit shumëkatësh në zonën e Digës së Liqenit. Në Vijimësi të qëndrimeve kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha se presidenti Nishani po përdor gjykatat dhe shërbimet inteligjente për të penguar punët e bashkisë dhe për këtë arsye kryebashkiaku adresoi 7 pyetje. Veliaj: -A i ka thirrur Bujar Nishani gjyqtarët kyç për t'ju kërkuar të impenjohen kundër Bashkisë së Tiranës në çështjet që ata kanë në dorë?-A i ka thirrur Bujar Nishani prokurorët kryesorë për t'ju kërkuar të hapin çfarë do lloj çështje, vetëm që të pengohen punët publike në qytetin e Tiranës?- A e ka porositur Bujar Nishani SHISH-in, që të mobilizohet kundër Bashkisë me të gjitha mënyrat, për të njollosur punët në qytetin e Tiranës?Kërkesa e Bashkisë së Tiranës për të ndryshuar trupin gjykues për gjykimin e çështjes së ndërtimit tek Diga, do të shqyrtohet në datën 18 Maj pasi gjykata administrative e apelit shtyu me 5 ditë seancën. Veliaj: Fakti se tani kemi një datë, datën 18 të shqyrtimit për ndërrimin e trupës gjyqësore, do të thotë që e kemi kuptuar shumë mirë procedurën. Pra, caktohet një datë, 6-7 ditë përpara, 5 ditë përpara ne duhet të çojmë argumentet tona dhe më në fund e kemi këtë datë. Pra, kur gjykata do, gjykata di. Do të bashkohem në protesta dhe në lëvizje qytetare për reformën në drejtësi për të gjithë qytetarët e Tiranës që kanë problem me gjykatat.Më pas kryebashkiaku ka marrë pjesë në një aktivitet për projektet e gjelbërimit të qytetit nga ku theksoi se Parku i Kasharit ai i dajtit dhe i Farkës do të krijojnë kurorën e gjelbër të qytetit.Ndërsa për Kampionatin Evropian të Futbollit, Bashkia e Tiranës do të krijoje hapësira të veçanta pedonale për ti dhënë sa më shumë hapësirë tifozëve në qytet.https://www.youtube.com/watch?v=EXILsrasrco